FUSHE KRUJE- Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një restorant në fshatin Arameras në afërsi të superstradës Fushë-Krujë -Tiranë.
Ka qenë ora 02:00 e mëngjesit të sotëm, kur restorant “Brazili i ri” në pronësi të shtetasit, Islam Teli, në rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Zjarri është përhapur më shpejtësi në të gjithë godinën, ndërsa roja i lokalit ka njoftuar menjëherë pronarët dhe zjarrfikëset që janë nisur drejtë vendngjarjes por gjithçka ka rezultuar e kotë.
Pavarësisht punës së zjarrfikëseve, flakët e zjarrit kanë shkrumbuar të gjithë godinën, një pjesë e së cilës përbëhej nga lëndë drusore, çka ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit “A1 Report” japin një panoramë të qartë të përmasave të këtij zjarri.
Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme.
Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij zjarri.
Lajmi u publikua fillimisht në 03.30
Redaksia Online
(e.s/d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO