FUSHË-KRUJË- Rikthehen shpërthimet me tritol në Fushë-Krujë. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një pikë karburanti mbrëmjen e së martës. Mësohet se nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale të objektit si dhe të disa automjeteve që ndodheshin aty pranë.
Nga hetimet e deritanishme policia ka zbuluar se shpërthimi u shkaktua nga një sasi prej 200 gramësh eksploziv. Sipas burimeve nga blutë Fushë-Krujës mësohet se pika e furnizimit ishte në pronësi të shtetasit Zyhdi Çela.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e çështjes dhe një prej pistave që po hetohet është për larje hesapesh, pasi djali i 60 vjeçarit çela ësht drejtor i OSHE në qytet. Ndërkohë mësohet se po në të njëjtin vend para disa kohësh shpërtheu edhe një autobus që ishte parkuar aty.

(Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me eksploziv pranë pikës së karburantit) Foto të tjera
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO