FUSHE-KRUJE - Sekuestrimi i një sasie prej 30 kilogramë lëndë plasëse tritol, 10 kilogramë C4 dhe arrestimi i pesë personave, shumica prej të cilëve me precedentë penalë. Ky është bilanci i operacionit të koduar “Kronometri” finalizuar me sukses gjatë ditës sotme, pas dy muajsh hetime nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni janë Astrit Zguri 38 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Larushk, Krujë, dënuar më parë për veprën penale të vrasjes. Bedri Murati, shofer i kryetarit të komunës Cudhi të Krujës, Ylli Zalla 38 vjeç lindur dhe banues në fshatin Zall, Krujë, dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Fatjon Caca 31 vjeç lindur dhe banues në fshatin Nikel, Krujë si dhe A. Z 17 vjeç lindur dhe banues në fshatin Larushk. 

Prej muajsh ky grup kriminal ishte nën hetim nga organet e rendit të cilët kanë stimuluar edhe blerjen e një sasie tritoli. 

Ky grup dyshohet se është autor i disa shpërthimeve në Durrës dhe Krujë, ku mes tyre edhe dy shpërthimet me tritol që janë regjistruar në bashkinë e Fushë-Krujës. 

Në rastin e sulmit me eksploziv ndaj automjetit të kryebashkiakut Gjon Bardhi, autor dyshohet se është Astrit Zguri një prej të arrestuarve të këtij operacioni.

Lënda shpërthyese ishte e ndarë ndarë në kallëpe dhe e vendosur në arka, ndërsa dyshohet se ajo është siguruar nga këta persona në Malësinë e Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa automjete Makina teksa një ndër to është në pronësi të Bedri Muratit i cili dyshohet të jetë edhe kryesuesi i këtij grupi. 

Në makinë është gjetur gjithashtu edhe flamuri i Partisë Demokratike. Burime nga policia bëjnë thanë se vënia e tritolit kreut të bashkisë së Fushë Krujës në 2014 të ketë qenë për motive të pastra politike.


(Automjetet e sekuestruara nga policia)

Ora 13:50 Njoftimi i policisë
Nga Sektori per Trafiqet dhe Narkotiket Durres ne bashkepunim me Prokurorine per Krime te Renda pas nje hetimi 2 mujor eshte finalizuar operacioni " Kronometer" gjate te cilit jane arrestuar 5 shtetas per vepren penale "trafikim i lendeve plasese" ne bashkepunim. Jane arrestuar ne flagrance shtetasit:

1. Astrit Zguri 38 vjec lindur dhe banues ne fshatin Larushk,Kruje, denuar me pare per vepren penale te vrasjes.

2.Ylli Zalla 38 vjec lindur dhe banues ne fshatin Zall, Kruje, denuar me pare per vepra te ndryshme penale.

3.Bedri Murati 40 vjec lindur dhe banues ne fshatin Noje, Kruje, denuar per trafikim te lendeve narkotike.

4.Fatjon Caca 31 vjec lindur dhe banues ne fshatin Nikel, Kruje.

5.A. Z 17 vjec lindur dhe banues ne fshatin Larushk, Kruje.

Jane sekuestruar nje sasi prej 30 kg lende eksplozive e llojit tritol e ndare ne kallepe ne sasira te ndryshme dhe 2 kg lende eksplozive e llojit c4 e ndare ne 2 kallepe. Keta shtetas jane te dyshuar per disa vepra penale qe lidhen me shperthime te meparshme ne Kruje dhe Fushe - Kruje per te cilat do tju njoftojme ne vijimesi.

te arrestuarit e tritolit me logo