Fushë-Krujë/ Rrahën të riun në mes të lokalit me shkopinj, identifikohet një prej autorëve, ndalohet i riu që fshehu makinën! Shkak prishja e pazarit të drogës

Fushë-Krujë/ Rrahën të riun në mes të lokalit me shkopinj, identifikohet një prej autorëve, ndalohet i riu që fshehu makinën! Shkak prishja e pazarit të drogës

Elvis Elezi, personi i cili u dhunua

KRUJË - Është identifikuar një prej autorëve të dyshuar për rrahjen e të riut Elvis Elezi pesë ditë më parë në një lokal në Fushë-Krujë.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin Geat Bakalli banues në Budull i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike.

Gjithashtu, efektivët kanë ndaluar 31-vjeçarin Gazmend Kusta ose Ceni i cili ka fshehur makinën tip "Audi" e përdorur nga autorët. Nga sa raportohet paraprakisht, shkak i sherrit ka qenë prishje e pazarit të drogës, pasi i lënduari ka qenë në burg si korrier droge në Kroaci.

34-vjeçari dyshohet se më datë 17 shkurt së bashku me 3 persona të tjerë kanë hyrë në ambientin e një lokali në lagjen e ‘Bakushe Visha’ të Fushë-Krujës dhe kanë rrahur 30-vjeçarin Elvis Elezin.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe shkopinj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë autorët zbritur nga një makinë dhe janë futur në një lokal, dhe nën kërcënimin e armës i kanë bërë thirrje klientëve të mos lëvizin.

Më pas ato kanë tërhequr një të riun, të cilin fillojnë ta godasin me dhunë ç’njerëzore me një shkop e me mjete te tjera. Një vit me parë ka qenë pre e një sulmi me lëndë plasësë, pasi një sasi eksplosivi iu hodh në banesë, por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale.

I dhunuari ka qenë arrestuar vite më parë për trafik droge në Kroaci, por ka disa vjet që ka dalë nga burgu. Aktualisht është i papunë dhe është prind i një fëmije të vogël.

Elvis Elezi, personi i cili u dhunua

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen