Futbolli në kaos për projekti si Superliga, FSHF rreshtohet krah UEFA-s e FIFA-s: Mbështesim futbollin konkurues e gjithëpërfshirës

Futbolli pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë është futur në kaos dhe duket se do qëndrojë për një periudhë të mirë, pasi projekti si Superliga kërcënojnë jo vetëm UEFA-n dhe FIFA-n, por edhe kompeticione tradicionale si Botërori apo Champions League. Karahas këtyre të fundit, ashtu si La Liga apo Seria A, është rrestuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Kjo e fundit në një reagim thotë se ‘futbolli është konkurencë e hapur dhe gjithëpërfshirës’, duke nënkuptuar parimet që mundohet të përhapë UEFA dhe FIFA.

FSHF pasi është njohur me vendimin e Gjykatës Evropianë të Drejtësisë të dhënë ndaj çështjes se “Super Ligës Europiane”, shpreh qëndrimin e saj të palëkundur se ky vendim në thelbin e tij nuk autorizon apo lejon formimin e një Super Lige Evropiane, por përbën një orientim për UEFA dhe FIFA për instalimin e politikave dhe vendosjen e qartë të kritereve në administrimin e sistemit të autorizimit të kompeticioneve futbollistike, të cilat duhet të jenë në konformitet të plotë me parimet e ligjit të BE-së mbi konkurrencën.

Ajo çfarë vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka përcaktuar sot, janë në reflektim dhe në thelbin e përpjekjeve e këtyre dy viteve të fundit të UEFA-s dhe FIFA për të harmonizuar pikërisht sistemin e këtyre kritereve me ligjin e BE-së dhe besojmë se tashmë jemi në rrugën e duhur në përputhje me qasjen e këtij vendimi.

FSHF qëndron krah për krah UEFA-s, FIFA-s, ECA-s, FIFPro, Ligave Europiane apo edhe qeverive e institucioneve qeveritare europiane dhe përpjekjeve të tyre të pandalshme për zhvillimin e futbollit në mënyrë progresive, bazuar në parimet e konkurrencës së hapur,  gjithëpërfshirës, meritokracisë sportive dhe solidaritetit të vërtetë,”shkruan FSHF.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi