Futbolli turk në zi, aksidentohen 7 lojtarë të Alanyaspor, çeku Sural humb jetën (VIDEO-FOTO)

Tragjedi në futbollin turk. Mbrëmjen e së dielës një minibus që kishte në bord 7 futbollistë të skuadrës së Superligës turke Alanyaspor ka pësuar një aksident në të cilin ka humbur jetën Josef Sural futbollist i kombëtares çeke.

Minibusi me të cilin udhëtonin 7 futbollistët është përmbysur rreth 5 km nga Alanya pas ndeshjes së barazuar mes Alanyaspor dhe Kayserispor. Futbollisti çek Josef Sural  u shtrua menjëherë në spital në gjëndje kritike dhe i është nështruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar jetën. Në aksident kanë mbetur të plagosur lehtë edhe 6 futbollistët e tjerë që ndodheshin në minibus.

Për momentin ende nuk është e qartë dinamika e aksidentit për të cilin po hetojnë organet kompetente por sipas Presidentit të skuadrës Hasan Çavusoglu aksidenti është shkaktuar pasi shoferin e ka zënë gjumi dhe minibusi më pas humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Në aksident janë përfshirë futbollistët Papiss Cisse, Steven Caulker, Djalma Campos, Baiano, Welinton e Isaac Sackey. 

Josef Sural 28 vjeç u transferua në kampionatin  turk në janar nga Sparta e Pragës duke pasur eksperiencën e parë jashtë vendit. Me fanellën e Republikës Çeke sulmuesi Sural ishte aktivizuar në 18 ndeshje duke shënuar një gol /Përgatiti Andi Kapxhiu

Futbollisti qe nderroi jete

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi