Futbollisti i Kukësit operohet me sukses, mësohet data e kthimit në fushë

Futbollisti i Kukësit operohet me sukses, mësohet data e kthimit në fushë

Angelo Tafas

Portieri i Kukësit, Angelos Tafas ka kaluar me sukses operacionin në menisk dhe ka nisur fazën e rikuperimit për t'u bashkuar në janar me skuadrën. Pak ditë më parë, portieri u dëmtua në stërvitjen e verilindorëve dhe nuk do jetë gati për trajnerin Enkeleid Dobi të paktën deri në janar. Me operacionin që ka kaluar me sukses, mbrojtësi fundor do jetë gati vetëm vitin që vjen. Kujtojmë se Superliga shqiptare rikthehet në fushë në 11-12 dhjetor me javën e 13.

"Portieri Angelo Tafas i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në menisk, pas dëmtimit që ka pësuar pak ditë më parë në stërvitje. Gardiani i portës sonë e ka kaluar me sukses këtë sfidë dhe në janar pritet t'i bashkohet skuadrës", shkruan Kukësi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur