Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6- vjeç, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve

Futën ilegalisht me kamion në Britani një grua dhe një fëmijë 6- vjeç, pranga shoferit dhe dy shqiptarëve

Foto Ilustruese

Britani-Tre persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arrestuar pasi futën një grua dhe një fëmijë 6-vjeçar ilegalisht në Britaninë e Madhe me anë të një kamioni.

Sipas komunikatës për media të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), treshja u arrestua nga oficerët e agjencisë mëngjesin e 23 marsit, pasi kamioni mbërriti me një traget nga Hook of Holland në portin e Killingholme në North Lincolnshire, sipas mediave të huaja. 

Ai u kontrollua nga Forcat Kufitare, të cilët po punonin me NCA-në. Gruaja dhe fëmija, të dy shtetas shqiptarë, u gjetën të fshehur në kabinën e kamionit dhe iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Shoferi i kamionit, një 36-vjeçar nga Polonia, u arrestua. Ai u akuzua për bashkëpunim në emigracion të paligjshëm dhe pritet të dalë sot para Gjykatës Magjistrale të Grimsby-t.

Menjëherë pas kësaj, dy shqiptarë të moshës 44 dhe 26 vjeç u arrestuan gjithashtu nga oficerët e NCA-së pak milje larg portit ku u ndalua kamioni. Ata ishin nisur me makinë nga zona Hendon e Londrës dhe dyshohej se po shkonin për tek kamioni në të cilin u gjetën gruaja dhe fëmija 6-vjeçar.

44-vjeçari u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa 26-vjeçari mbetet në paraburgim pasi besohet se është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit, si pasojë e të cilit ai mund të ekstradohet në Itali, ku dhe kërkohet në lidhje me veprat penale të trafikut të drogës.

“Neutralizimi i krimit të organizuar të imigracionit mbetet një prioritet kryesor për NCA. Shumë nga grupet e përfshira janë të vendosura jashtë shtetit, ku ka individë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar të përfshirë në këtë lloj kriminaliteti iu them se do kenë vëmendjen e plotë të NCA dhe partnerëve tanë. Hetimi ynë për këtë incident po vazhdon”, tha Jacque Beer, Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton

PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton