Futi të birin në lojë, portieri i dytë i Realit tentoi të godiste Zidane

Futi të birin në lojë, portieri i dytë i Realit tentoi të godiste Zidane

Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane me djalin e tij në fushë

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja sa i përket prapaskenave të largimit të Zinedine Zidane. Sipas emisionit sportiv “El Chiringuito”, një nga më të ndjekurit në Spanjë, trajneri francez ishte përballur me disa probleme në muajin e fundit.

Zidane kishte rrezikuar kacafytjen me një nga futbollistët madrilenë për shkak të të birit, nga ku kishte lindur edhe ideja për t’u larguar.

Cristobal Soria, ish-drejtues i Sevilla-s dhe opinionist në studio, ka argumentuar se Zidane kishte shkaktuar pakënaqësi në ndeshjen e fundit të kampionatit, kur në portën e Realit aktivizoi si titullar të birin, 20-vjeçarin Luka. 

Sipas Soria, kjo zgjedhje e Zidane kishte tërbuar portierin e dytë të madrilenëve, Kiko Casilla, i cili kishte humbur 600 mijë euro nga ky vendim.

I njëjti burim sqaron se kontrata e Casilla-s parashikonte një bonus të tillë që lidhej me numrin e ndeshjeve që portieri luante dhe ndeshja e fundit, ku në portë u rreshtua Luka Zidane, ia hoqi këtë mundësi të fitonte atë shifër. 

Pasi ishte bërë publik formacioni zyrtar, në dhomat e zhveshjeve kishte filluar një rrëmujë e madhe ku ishin përfshirë thuajse të gjithë lojtarët dhe Casilla kishte provuar edhe ta godiste Zidan.

Kjo është në prej arsyeve pse Zidane kishte vendosur të largohej nga klubi, pasi kishte kuptuar se shumëkush e cilësonte atë fajtor për këtë ngjarje, vetëm se i kishte dhuruar mundësinë të birit të debutonte me Real Madrid.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit