Gjatë konferencës për shtyp, në mbyllje të Samitit të 14 të G20-ës, Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të interesuar, tha se në përgjithësi ishte skeptik për arritjet e Samitit. Për Putin, “gjithësesi marrëveshjet tregëtare globale nuk janë të këqia”

Putin foli gjithashtu për Liberalizmin duke e quajtur “ide të vjetëruar” dhe në konflikt me interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë globale.

Ai e quajti të gabuar politikën e kancelares Merkel për emigracionin dhe tha se Trump, me ngritjen e murrit me Meksikën, “të paktën po provon ta ndalojë emigracionin”

Përsa i përket takimit me homologun amerikan Trump, presidenti rus, njoftoi se “Moska dhe Uashingtoni ngarkuan ministrat e tyre përkatës të Punëve të Jashtme për të nisur konsultimet për një zgjatje të traktatit bërthamor START”, por Putin nuk ishte i sigurt nëse ky proces “do të finalizohet me zgjatje të traktatit të kontrollit të armatimit bërthamor strategjik”.

Traktati dypalësh për reduktimin e armëve strategjike, i cili nuk është më i vlefshëm pas vitit 2021, ruan arsenalet bërthamore ruse dhe amerikane shumë më poshtë nivelit të Luftës së Ftohtë.

Në konferencë, presidenti rus foli dhe për promovimin e rolit të Organizatës Botërore të Tregtisë si një platformë universale për zgjidhjen e problemeve globale.