Gaçe ekstravagante në ceremoninë e 4 korrikut

Gaçe ekstravagante në ceremoninë e 4 korrikut
Këngëtarja e famshme shqiptare Aurela Gaçe e cila ka publikuar ditët e fundit hitin më të ri “Boom, boom, boom, ka qenë e përzgjedhura nga ambasada amerikane për të hapur aktivitetin në Akadaminë e Arteve duke kënduar himnin shqiptar dhe atë amerikan.Pas ceremonisë Gaçe është fotografuar së bashku me ambasadarin amerikan Alexander Arvizu, duke biseduar e qeshur midis tyre. Ajo çka ra më shumë në sy është edhe looku ektravagant që karakterizon këtë këngëtare. Aurela Gaçe ka ndërruar modelin e flokëve duke i prerë ato të shkurtra dhe ngjyrë blu, të cilat kombinonin me fustanin e saj ngjyrë jeshil të hapur.Vetëm disa kohë më parë Gaçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërkohë që ajo dukej mjaft në formë me linjat e saj.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur