BRUKSEL-Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar me 9 vite burg për shantazh, drogë dhe prostitucion është liruar gabimisht nga autoritetet.
Gazeta belge “dhnet.be” shkruan se shqiptari Safet Rustemi u dënua nga gjykata e apelit në 25 janar të këtij viti dhe rezulton se u lirua rreth 6 muaj pas këtij vendimi.
35-vjeçari shqiptar është dënuar për tentativë vrasje, tentativë grabitje, shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale, ndërsa aktualisht ndodhet në Shqipëri.
Apeli e dënoi me 9 vite burg, por për shkak të një gabimi të gjykatës belge, që nuk urdhëroi arrestimin, por deportimin, Rustemi u dërgua në Shqipëri, madje edhe shpenzimet e biletës u hoqën nga autoritetet belge.
Gazeta belge “dhnet.be” shkruan se Safet Rustemi ndodhet në fshatin Dobraç të Shkodrës duke shijuar lirinë.
Gabimi u zbulua vetëm pasi Rustemi u deportua në Shqipëri, ndërsa tashmë pritet që të shpallet në kërkim për t’u arrestuar dhe ekstraduar për të vuajtur dënimin në Belgjikë.
Ndërsa avokati i shqiptarit Romain Delcoigne deklaron se klienti i tij nuk është arratisur.

Lajmi ne mediat belge
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com