Kombëtarja shqiptare e ka nisur me një barazim fushatën eliminatore të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë 90 minutat kundër Islandës në Rekjeavik i mbyllën me shifrat 1-1 edhe pse kaluan të parët në avantazh me Taulant Seferin pas një këmbëngulje të gjatë.
Goli solli përgjumjen e kombëtares së drejtuar nga Reja dhe me fillimin e pjesës së dytë vendasit vendosën baraspeshën si pasojë edhe e një gabimi në mbrojtje. Gjithsesi kjo ishte hera e parë që Shqipëria del e pamposhtur nga ishulli, pasi më herët qoftë edhe një barazim nuk e kishte marrë.
Në përfundim të ndeshjes Berat Gjimshiti kërkoi falje për gabimin në mbrojtje, ndërsa trajneri Reja u shpreh:
“Në pjesën e dytë kishte një “black out” total. Kur je në avantazh, duhet të mbahesh më mirë dhe të tregohesh agresiv. Kemi vështirësi për të konkretizuar dhe kjo dhemb, pasi për fat të keq janë ndeshje ku me pak më shumë vëmendje mund të marrësh rezultat. Mund të bënim më shumë,"-u shpreh Edy Reja, trajner i kombëtares.
Me këtë barazim Shqipëri renditet e treta në grup, me 1 pikë po aq sa Izreali i vendit të dytë, ndërsa Islanda udhëheq pas 2 barazimeve, por ka zhvilluar një ndeshje më shumë. Sfida e rradhës për kuqezinjtë është kundër Izrealit më 10 qershor në Air Albania. Deri më tani ka patur një interes të lartë nga tifozët, pasi janë shitur rreth 10 mijë bileta. Çmimi i tyre varion nga 750 lekë, deri në 10 mijë lek në tribunën vip.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?
-
PO
15.5%
-
JO
80.4%
-
NUK E DI
4.1%
Vota total: 2939
Lajme të tjera
-
Shamia në shkollat e Kosovës, me peticione pro dhe kundër! Debati për iniciativën e qeverisë për lejimin e tyre
15 Gusht, 13:49
-
Teherani fajëson shkrimtarin Rushdie për sulmin ndaj tij, mohon çdo lidhje me ngjarjen
15 Gusht, 13:32
-
Ilir Meta: Qëllimi i Ramës, të largojë shqiptarët dhe të sjellë punëtorë nga Bangladeshi! Përkrahim çdo protestë për vendosjen urgjente të llogaridhënies
15 Gusht, 13:07
-
Rama intervistë për median franceze: Për 10 vite do jemi në BE! Këtë verë 4 mln turistë, kaluam pritshmëritë
15 Gusht, 13:04
-
Porti i Durrësit/ Meta: 'Njeriu i marrë' i ka hyrë një aventure të re, do jetë aferë 10-fish më e madhe se inceneratorët
15 Gusht, 12:50
-
Berisha-Meta ‘luftë’ të përbashkët kundër Projektit të Portit të Durrësit: Mega aferë disa miliardë euroshe, falen 1.5 mln metra katrorë tokë
15 Gusht, 12:48
-
Pas Berishës edhe Meta: Të zbardhet afera më korruptive, ajo e Portit të Durrësit
15 Gusht, 12:42
-
Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe?
15 Gusht, 12:40
-
Berisha akuzon Ramën: Dha pa garë 1.5 milionë metra katror në Durrës për ta ndërtuar kompania e Dubait! Po dhunohen ligjet e vendit
15 Gusht, 12:38
-
Lihet në burg Qani Muça, tentoi të vriste inspektorin e IMT pasi i shembën shtëpinë
15 Gusht, 12:23
-
Folët me Begajn për ‘Ballkanin e Hapur’? Osmani: Nuk i ra radha çështjeve që s’biem dakord! Të respektojmë qëndrimin e njëri-tjetrit
15 Gusht, 12:21
-
Begaj mban të njëjtin qëndrim si kancelari Scholz: Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë
15 Gusht, 12:20