Gabriel Escobar takon Abazoviç: Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është gjendur
Dritan Abazoviç dhe Gabriel Escobar
MALI I ZI- I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryeministrin e Malit të Zi.
“Ne ndajmë pikëpamjen se Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik në të cilin është gjendur, të mbetet i përkushtuar në rrugën euroatlantike dhe të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane pas takimit të Escobarit me kryeministrin në mandat teknik Dritan Abazoviç, i cili u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë së Malit të Zi.
Kujtojmë se takimi vjen pasi në vend pati protestë të dhunshme me miratimin nga Parlamenti i Malit të Zi në ndryshimin e Ligjit për Presidentin.
Miratimi i Ligjit për Presidentin bie ndesh me rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.
Muajin e kaluar, organizatat pro-malazeze dhe partitë opozitare filluan protesta anti-qeveritare në Podgoricë, duke kërkuar zgjedhje, zhbllokimin e gjykatës dhe tërheqjen e një ligji që frenon pushtetin e presidentit për një kohë të gjatë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Politika në republikën e vogël ballkanike me vetëm 625,000 banorë është shënuar prej kohësh nga një përçarje midis atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi nga një ish-bashkim shtetëror me Serbinë fqinje dhe shumë më të madhe.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
42.9%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Masakra në Malin e Zi, 12 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë në Cetinje! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi
2 Janar, 07:16
-
Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)
1 Janar, 19:05
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor 2024, 21:59
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor 2024, 19:39
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
22 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor 2024, 22:33
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor 2024, 09:50
-
Fotot/ Ministri shqiptar në qeverinë Malazeze, Marash Dukaj, merr çmimin e madh “Grand Albanian Excellence” në Tiranë
12 Dhjetor 2024, 10:08