‘Gafa’ e policisë/Komisariati i Krujës identifikoi kufomën e aksidentit më 5 dhjetor, policia e Tiranës e shpalli të humbur më 9 dhjetor! Prania e familjarëve në 'Pa Gjurmë' zbulon vdekjen e Edmond Markaj

Ai kishte ndërruar jetë nga një aksident automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit, në aksin Fushë Krujë-Milotmë datë 5 dhjetor, një ditë pasi i riu humbi gjurmët nga Tirana. 37-vjeçari u kërkua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga familjarët, të cilët bënin apel për ndihmën pa e ditur se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. I tronditur dhe i befasuar nga ky lajm i kobshëm, Ilir Markaj tregon për ’Pa Gjurmë’ si e zbuloi fatin tragjik të vëllait binjak Edmondit.

Ju falenderoj për përpjekjet që bëtë. Fatkeqësisht ky ishte fati I vëllait tonë, ky ishte fati i keq i tij. Ne shkuam me urgjencë drejt Krujës, sapo mësuam për këtë lajm që na trishtoi shumë.Ne konfirmojmë se është vëllai ynë Edmondi.Jemi hidhëruar shumë, pasi nuk e prisnim qëEdmondi të kishte përfunduar në këtë mënyrë, që të humbte jetën nga një aksident.Ne shpresuam deri në fund, që Edmondin ta gjenim të gjallë, por ishte fati i tij i keq-shprehet me hidhërim i vëllai Ilir Markaj

Moskoordinimi institucional e la trupin e pajetë të Edmond Markaj në morg, ndërkohë që familja bënte kërkime duke shpresuar që ta gjente gjallë.Për ironi të fatit, policia e Krujës e kishte identifikuar kufomëne aksidentit të datës 5 dhjetor Edmond Markaj, ndërsa policia e Tiranës,pak ditë më pas,e shpalli të ndjerin të humbur. Nga burimet u mësua se njëautomjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç kishte përplasur për vdkeje këmbësorin Edmond Markajn. Policia e Krujës e kishte identifikuar duke bërë publike inicialet e tij, por nuk njoftoi familjen e viktimës në Tiranë. U desh publikimi i rastit në program, që uniformat blu të viheshin në lëvizje për të gjetur familjen, duke u lidhur menjëherë më emisonin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.

 

Emisioni i plotë (17.12.21)

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Klosi dhe Spiropali vijojnë turin e rienergjizimit: Mungesa e opozitës po çon drejt dështimit reformën zgjedhore

Shkodër/ Klosi dhe Spiropali vijojnë turin e rienergjizimit: Mungesa e opozitës po çon drejt dështimit reformën zgjedhore