Gafa në samitin e G20: Rojet ngatërrojnë Presidentin kinez XI me një nga zyrtarët (VIDEO)

Gafa në samitin e G20: Rojet ngatërrojnë Presidentin kinez XI me një nga zyrtarët (VIDEO)

Presidenti kinez Xi Jiping me bashkëshorten e tij, gjatë ceremonisë

Presidenti Kinez Xi Jinping, ishte në ceremoninë përshëndetëse,e cila u zhvillua  në kuadër të Samitit të G20 e cila po mbahet Argjentinë. Mbledhje e G20, po mbahet në Argjentinë ku janë mbledhur krerët më të lartë të botës,  teksa një incident i papritur është regjistruar gjatë ceremonisë pritësë .

Krejt ndyshe nga çfarë ishte planifikuar ceremonia ka filluar më herët, pasi një nga anëtarët e rojes  pa një zyrtar kinez të dilte nga aeroplani duke e ngatërruar atë me presidentin e Kinës Xi Jin Ping.

Kur u hap dera e aeroplanit dhe jashtë doli një zyrtar kinez, anëtari i rojeve të nderit bërtiti duke bërë një prezantim formal të Presidentit XI dhe kështu kanë filluar nderimet mikpritëse, ndërsa është vendosur në sfond edhe muzika.

Por te gjitha këto nderime në fakt nuk kanë qenë për presidentin Xi Jinping,por për zyrtarin kinez i cili për shkak të ngjashmërisë është ngatërruar nga roja e nderit.

Ceremonia e parakohshme vazhdoi derisa zyrtari kinez zbriti poshtë shkallëve i cili pati një përshëndetje formale, pa shtrënguar duart me stafin e aeroportit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani