Galeria Kombëtare strehon
“Dy gladiatorët” e Janaq Paços

Galeria Kombëtare strehon<br />“Dy gladiatorët” e Janaq Paços
TIRANE - Vepra origjinale “Dy gladiatorët” e skulptorit të njohur Janaq Paço do të merret në mbrojtje nga Galeria Kombëtare e Arteve. Vendimi është marrë pas prishjes së Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit nga Firma Delijorgji, e cila pasi ka blerë pronën nisi punimet ndërtuese në mesin e muajit gusht. Burime nga Galeria Kombëtare e Arteve shprehen se institucioni do strehojë vetëm “Dy gladiatorët” dhe jo veprat e tjera që janë atje.

Tashmë ndërtesa e cila shërbente si qendër e realizimit dhe ruajtjes së veprave të artit, po rrënohet duke iu lënë vendin ndërtimeve të pronarëve të rinj dhe nuk do të funksionojë më si e tillë. Pas shkrimeve të publikuara në “Shqiptarja.com” për rrezikun që i kanosej veprës origjinale të Janaq Paços, më 20 gusht 2013, kur nisi aksioni prishjes së godinës ku strehoheshin stafi i Galerisë Kombëtare të Arteve ka marrë masat që të strehohen në këtë institucion shtetëror.

Zëdhënësja për shtyp e GKA-së ka pohuar dje për Shqiptarja.com se “vepra origjinale modeluar në allci do të ruhet dhe do të mbahet në kujdes nga Galeria Kombëtare e Arteve”, duke u shprehur më tej se “çfarë do të bëhet më tej do t’ua themi kur të vijë vepra në Galeri”. Ndërkohë në muajin gusht familjarët kanë pohuar për “Shqiptarja.com” se kjo vepër edhe pse ishte marrë në mbrojte para dy dekadash nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk ka qenë e regjistruar si pronë shtetërore.

Ndërkohë zbulohet një urdhër i Ministrisë së Kulturës, i pazbatuar ende, ku urdhërohet Galeria Kombëtare e Arteve për “inventarizimin e dy veprave të cituara në pikën 1 të këtij urdhri në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Burime na MTKRS na thonë se ky urdhër i takon vitit 2007, kur ishte ministër Ylli Pango, dhe nuk është zbatuar.

Problemi është se ende këtë vepër familjarët e skulptorit Janaq Paço e konsiderojnë veprën si pronë të familjes Paço. Kohë më parë, i biri i skulptorit Kliti Paço është shprehur se ky monument është financuar nga MTKRS-ja për t’u derdhur në beton sipas origjinalit dhe vepra origjinale ka një pasaportë prej 200 mijë eurosh. Duket se shqetësimi për pronësinë e kësaj vepre do të nxjerrë më vonë edhe konflikte të tjera me ligjin në institucionin e MTKRS-së.  
 
ODISEJA E “DY GLADIATORËVE”
 
Ministria e Kulturës vendosi të merrej me restaurimin e dy gladiatorëve, pasi ato ishin të strehuara prej 15 vjetësh në gjendje të copëtuar në Muzeun Arkeologjik tw Durrësit. Ish ministri i Kulturës Ylli Pango u interesua për to dhe ngriti një projekt që këto vepra të formatoheshin dhe të vendoseshin në një shesh të hapur. Familjarët vajtën në Durrës, i gjetën, i identifikuam, dhe i sollëm pranë Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, ku sipas tyre e u derdh skulptura në beton për t’u vendosur në një shesh Publik.

Skulptori Janaq Paço u detyrua t’i mbante fshehur “dy Gladiatorët” që të mos pësonin fatin e nudove të thyera në kohën diktuarës. I fshehu ato nw studion ku punonte në mënyrë që askush të mos i dinte. Meqë në vitin 1993 kur çdo gjë u privatizua ai nuk trashëgoi studio, i strehoi  veprat lart e poshtë nëpër miqtë e tij më të ngushtë. Gladiatorët ishte i ndarë në 43 pjesë dhe meqë nuk ishte e mundur të mbaheshin në një dhomë për shkak të vëllimit të madh, në Muzeu Arkeologjik të Durrësit iu la një ambient për t’i vendosur, dhe aty u strehuan deri në vitin 2008, afro 15 vjet.

Familjarët e Janaq Paços vajtën në Durrës, i gjetën, i identifikuam, dhe i sollëm pranë qendrës së realizimit të veprave të artit. Megjithëse projekti u ngrit që vepra të realizohej dhe të ekspozohej në shesh të hapur, për 5 vjet me radhë kompleksi monumental i “Dy gladiatorëve” edhe pse është vlerësuar nga komisioni i vlerësimit të veprave të artit pranë Ministrisë me 200 mijë Euro dhe ka një pasaportë që është lëshuar me këtë çmim është lënë në harresë dhe rastësisht ka shpëtuar nga shkatërrimi.

Dy gladiatorët para Restaurimit me logo
(Në foto: Vepra e "Dy Gladiatorët" e Janaq Paç)
Faksimile e Urdhërit të pazbatuar që gjendet në Ministrinë e Kulturës, lëshuar nga ish-ministri Ylli Pango më 2007-ën për inventarizimin e Dy Gladiatorëve me logo
(Në foto: Faksimile e Urdhërit të pazbatuar që gjendet në Ministrinë e Kulturës, lëshuar nga ish-ministri Ylli Pango më 2007-ën për inventarizimin e Dy Gladiatorëve)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024