Është zhvilluar sot në Tiranë gara e çiklizmit për dhënien e kupës Sali Hima.

Aktiviteti i zhvilluar nga federata shqiptare e çiklizmit ishte i organizuar në tri pjesë ku u zhvilluan edhe garat përkatëse në secilën kategori Kadet, Circuit, dhe Elite.

Kupa Sali Hima është krijuar në nder të çiklistit të njohur Sali Hima, ish sportist i Dinamos që është ndarë nga jeta para 6 vitesh dhe do të jetë një aktivitet i përvitshëm.

Fituesit të kësaj gare Kristel Sotajt iu dorëzuar kupa Sali Hima nga bashkëshortja e tij Sabiret Hima. 

Sipas presidentit të federatës së Ciklizmit Skënder Anxhaku ky është një aktivitet që mbahet në nder të një prej kampionëve që nuk jeton më.
 
Ndërkohë vajza e Sali Himës Ejona shprehet se është krenare për atë që përfaqëson babai i saj dhe se ky është prezantimi më i mirë që mund ti bëhet atij.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)