TIRANE- Në një kohë kur gara për pozicion e anëtarit në Gjykatën e Lartë është ende e hapur, një vendim i Gjykatës Kushtetuese heq kushtin që për të kandiduar në këtë garë duhet të kesh 5 vite eksperiencë si gjykatës në Gjykatën e Apelit.
Vendimi është dhënë nga Gjykata Kushtetuese e cila ka vendosur të shfuqizojë, si të papajtueshme me Kushtetutën, të shprehjes: “...nga të cilët, jo më pak se 5 vite gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit”, të shkronjës b/i, të pikës 1, të nenit 3 të ligjit nr. 8588/2000, të ndryshuar dhe të shprehjes “të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm”.
Një ditë më parë Presidenti i Republikës bëri publike listën e kandidatëve të cilët garojnë për në Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo listë tashmë pritet të ndryshojë pasi me të drejtën e fituar nga Gjykata Kushtetuese mund të aplikojnë dhe shumë gjyqtarë të cilët deri dje penalizoheshin nga kushti i të qenit 5 vjet në gjyqësorin e Apelit.
Ankimimi në Kushtetuese u bë nga Unioni i Gjyqtarëve përfaqësuar nga Gerd Hoxha, Petrit Çomo dhe Luan Hasneziri, të cilët i një vit më parë kur u miratua ligji me këto ndryshime e vlerësuan si një cënim i të drejtës së çdo gjyqtari për të garuar për postin e anëtarit në Gjykatën e Lartë.
Me këtë vendim tashmë çdo gjyqtar i cili plotëson kriterin e eksperiencës 13 vite të qenit pjesëtar i togave të zeza, mund të garojë për në Gjykatën e Lartë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com