Gara për drejtor në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë/ Ministrja e Kulturës dorëzon në qeveri dy emra
Në foto: Kineasti Ilir Butka dhe regjisori Eduart Makri
Thirrjes për konkursin për drejtor të Qendrës Kombëtarë të Kulturës, që shpalli Ministria e Kulturës në muajin shkurt iu përgjigjën katër artistë. Kineasti Ilir Butka, regjisori Eduard Makri, artistja Yllka Gjollesha dhe producentja Elkjana Gjipali para disa ditësh prezantuan para një komisioni, të kryesuar nga kinesatja Iris Elezi platformat e tyre. Burime për “ReportTV” bëjnë me dije se dy emrat që ka dorëzuar në qeveri, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, janë kineasti Ilir Butka dhe regjisori Eduart Makri.
Kriter i Ministrisë së Kulturës ishte që konkurrentët të prezantojnë platforma për nxitjen në kinematografi, sigurimin e mbështetjes ekonomike, por edhe koordinimin e të gjithë veprimtarisë, që Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Publike mes këtyre dy kanditaturave, platëformën e tij e ka bërë publike vetëm ish- kryetari i Qendrës Kinematografike, Ilir Butka, i cili teksa flet për prioritete ndalet edhe tek puna e bërë gjatë viteve, që ka kryesuar këtë institucion.
Disa nga rezultatet që ka arritur QKK gjatë drejtimit të tij Ilir Butka janë; dyfishimi i buxhetit; ulja e kostove dhe gjetja e burimeve alternative të financimit. Gjatë mandatit të tij të parë janë financuar mbi 210 projekte, nga të cilët 12 filma të gjatë të karrierës, 14 filma të gjatë vepër e parë për kineastët e rinj, 15 filma të gjatë si bashkëprodhime në minorancë, 14 filma të gjatë independentë, 37 filma të shkurtër, 23 filma dokumentarë, 19 filma të animuar, 22 festivale filmi, 4 ëorkshop-e, 10 trainime për kineastët e rinj dhe rreth 20 projekte të tjera me karakter promovues brenda dhe jashtë vendit.
Mandati i ish-kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Ilir Butka, ka përfunduar që prej muajit prill të vitit 2018. Drejtuesi i QKK, bazuar në neni 7 të ligjit për Kinematografinë përzgjidhet pasi ministrja e Kulturës, (Elva Margariti) i propozon kryeministrit (Edi Rama) dy emra, mes të cilëve ai vendosë vetëm për njërin prej tyre.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.2%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1559
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49