Mbyllet sot afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e thirrur pas dorëheqjes së ish-kryepolicit Ilir Proda, 1 ditë pas protestës së PD, kur u sulmua me molotov “Vila 31” në ish-Bllok.
Mësohet se deri më tani janë paraqitur 14 aplikime. Mes kandidatëve janë drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, drejtuesi në qarkun e Fierit, Skënder Hita, drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme, Pëllumb Seferi. Mes aplikimeve janë edhe 2 ish-drejtorët e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe Lorenc Panganika, drejtori i Durrësit, Afrim Tafa, Idajet Faskaj, Aranit Vrapi dhe Gentian Shehaj. Në garë për kreun e Policisë së Shtetit është edhe kreu drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.
Çdo kandidat tjetër ka kohë deri në mesnatën 11 marsit për të dorëzuar dokumentacionin përmes emailit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
Komente








N.Nallbati, P.Seferi, A.Çepe, S.Hitaj, I.Faskaj, G.Berberi. Them midis ketyre mund te jete. Ka edhe te tjere shume te mire,por edhe te konsumuar e me klane.
PërgjigjuEdhe kur u zgjodh Proda, kjo procedure ishte dhe ne fund e morem vesh kush e zgjodhi. Keshtuqe dhe ky konkurs si ai i pari do jete, por me ndryshimin qe te parin e zgjodhi Gysi, ndersa kete te radhes qe tashme eshte vendosur kush do jete, do e zgjedhi BelaMafia.
PërgjigjuNjeri me hajdut se tjetri, por me qesharaku afrim tafa ka nje jete parazit dhe ska ber asnje pun ne polici dhe tani u vendos rastesisht drejtor ne durres dhe ju hap oreksi per drejtor te pergjithshem.
PërgjigjuAfrimit ti rruash lesht ti se eshte burr fisnik po ti mo u prif kot se nuk i zgjedh njeri at bq qe ke mik ti