Deklaratat e deputetes Jorida Tabaku ditën e sotme në Shkodër, kanë nxitur dhe njëherë përplasjet virtuale mes kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe ish-deputetit Ervin Salianji. Debatet mes palëve janë intensifikuar me afrimin e zgjedhjeve brenda partisë për kryetar më 23 maj, dhe kandidimit të Salianjit për karrigen e Berishës.
E ndërsa Tabaku tha se PD në këto kushte që ndodhet, nuk ka luksin për të larguar figura nga partia, Sali Berisha këmbëngul te argumenti se ish-deputeti është “vetëpërjashtuar” pasi ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan. Kjo akuzë vjen pas një foltoreje që Ervin Salianji zhvilloi veçmas axhendës së PD me qytetarët në Elbasan që më pas prodhoi përplasje mes ish-deputetit dhe Flamur Nokës për bashkëpunim me kreun e grupit kriminal të Elbasanit, Suel Çela.
“Së pari njëherë, deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është një gjë krejt normale. Së dyti, nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti i partisë tënde.
Kjo është e vërteta. Për dijeni, nuk ka pasur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, në asnjë institucion. Pasi doli nga burgu, për ta respektuar, u kooptua përkohësisht në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me aktet që bëri. Kaq. Nuk ka, bashkëpunimin me krimin nuk e falim ne si parti. E kemi të prerë atë në mënyrë absolute”, tha Berisha.
Nuk ka vonuar as përgjigja e Salianjit, i cili thotë se statuti i Partisë Demokratike nuk parashikon “vetëpërjashtimin” ndërsa thotë se largimi i tij nga PD, është në interes të Berishës pasi ka frikë të përballet me ish-deputetin për postin e kryetarit, arsye kjo për të bërë të tillë propagandë në publik.
“Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur? A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet? A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër? Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.
Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët! Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës? Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët! Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën”, shkruan Salianji.
Komente












O Salijan! Kam respekt për tya por Saliu është ujk i vjetër dhe të ha siç hëngri dhe shumë të tjerë që për karrigen e PDsë ai të ha ! Pra lodhesh kot të kandidosh për kreun e PDsë se ka bsndst kriminsle mbas vetes o Salijan
Përgjigju