Gara për projektin 'Auto Moto Park Albania', Rama: Konkursin e fitoi kompania e ish pilotit të famshëm të Formula 1

Gara për projektin 'Auto Moto Park Albania', Rama: Konkursin e fitoi kompania e ish pilotit të famshëm të Formula 1

1675456148_3290088269418247071928877554237951046514599n.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se 4 kompanitë që ishin në garë për projektin e ‘Auto Moto Parkut’ në Elbasan duke thënë se të gjitha kishin prezantime mbresëlënëse dhe ishin përgatitur seriozisht. Rama shtoi se konkursi u fitua nga kompania e ish pilotit austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij që është personalitet për nismat në fushën e sigurisë rrugore.

“Përpara 48 orësh rreth 30 kompani të mëdha ndërkombëtare erdhën në Shqipëri për t’u njohur me projektin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano, një prurje sipërmarrjesh të huaja që deri para ca vitesh as nuk imagjinohej.

Sot katër kompani projektimi mes më të mëdhave të botës, për cirkuitet automobilistike ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga #DPSHTRR për Auto Motoparkun që do të ndërtojmë në Elbasan. Të katërta me projekte vizionare dhe prezantime mbresëlënëse nga vetë drejtuesit e kompanive, të cilat ishin përgatitur shumë seriozisht edhe pse praktika e zgjedhur ishte më e pazakonshmja, pa asnjë pagesë paraprake. Në 48 orë këto janë dy prova shembullore të imazhit të ri të Shqipërisë, interesimit në rritje për vendin tonë si një destinacion interesant, jo vetëm për turizëm po edhe për biznes, si dhe rritjes së besueshmërisë tek Shqipëria që ka çelur negociatat me BE, e që sot ka një reputacion ndërkombëtar krejt tjetër nga ai i deri disa viteve më parë.

Konkursin e sotëm e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e tij në fushën e sigurisë rrugore”, shkroi Rama.

 


Lajmi kryesor:

4 kompani ndërkombëtare në garë për projektin ‘Auto Moto Park’ në Elbasan, Rama: Do sjellë fuqizim ekonomik e vende të reja pune (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori