Gara për shefat e 48 komisariateve/ Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve nis intervistimin e kandidatëve

Tirane- 26 nga 274 kandidatët që janë në garë për shef të 48 komisariateve në të gjithë vendin, u intervistuan këtë të enjte nga Komisioni i Vlerësimeve të Aplikimeve.

Në rend alfabetik, konkurrentët hynë një e nga një në komision për të shpalosur strategjitë e tyre të drejtimit të komisariatit.

Në këtë ditë të parë intervistash bien në sy kandidatë të pothuajse të të gjithë policive në qarqe, por edhe nga Akademia e Sigurisë, siç është rasti i kryekomisarit Agim Basha, e deri tek punonjës policie që aktualisht shërbejnë në Policinë Kriminale, Antiterrori apo Standardet profesionale.

I vetmi, për shkak të renditjes alfabetike, nga komisariatet e Tiranës është Altin Lila, aktualisht në drejtimin e Komisariatit nr. 1. Po ashtu vetëm njëra nga 9 gra në garë, ish-zëdhënësja e Lezhës, Alda Prela, aktualisht me detyrë pranë kartotekës po në Lezhë. 

Intervistimi i kandidatëve do të vijoj për 6 ditë me radhë, për shkak të numrit të lartë të tyre dhe pritet të përmbyllet të martën e 10 dhjetorit dhe pas kësaj faze nis pikëzimi nga më i miri deri te më i dobëti. Sipas ligjit, të gjithë që marrin vlerësim mbi 70 pikë mund të marrin emërim, çfarë do të thotë se jo domosdo 48 të parët automatikisht të jenë shefat e rinj të komisariateve. 

Fillimisht në garë morën pjesë 290 punonjës policie, por pas përfundimit të fazës paraprake, u skualifikuan 16 prej tyre, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Komisioni që po kryen vlerësimin kësaj here është tërësisht me gra të Policinë e Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.

Pas përfundimit të intervistës me gojë, komisioni i dërgon pikëzimin e kandidatëve kryepolicit Proda, i cili më pas bën edhe emërimet sipas përzgjedhjes së më të mirëve. Sikundër përzgjedhja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo dhe ajo e drejtuesve të qarqeve e të departamenteve, edhe përzgjedhja për shefa komisariati bëhet për herë të parë me garë.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen