TIRANË- Nesër në orën 12:00 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për garën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Me udhëzimin e Partisë Demokratike përcaktohen edhe kriteret e kandidatëve, të cilët për tu bërë pjesë e garës duhet të jenë patjetër anëtar i Partisë Demokratike. Një kriter që duket se do të lerë jashtë garës Ervin Salianjin, për të cilin Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë deklaruar publikisht se nuk mund të jetë pjesë e garës pasi për shkak se është përjashtuar nuk është më anëtar i PD-së.
Sali Berisha e ka shprehur publikisht ambicien për një tjetër mandat në krye të Partisë Demokratike. Salianji, apo Evi Kokalari e Alesia Balliu pritet të lihen jashtë garës me argumentin se nuk janë anëtarë të PD-së.
Pas zgjedhjeve për drejtuesin, PD ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej më 6 qershor, por është ndryshuar për më datën 30 maj.
“Partia Demokratike ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00. Në vendimin e bërë publik, është përcaktuar edhe rendi i ditës. Vendimi për thirrjen e Kuvendit është marrë në mbështetje të Statutit të partisë dhe parashikon diskutime mbi situatën politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështje që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
Në fokus do të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së, ndërsa pritet prezantimi i ndryshimeve statutore nga grupet e punës përkatëse. Në axhendë përfshihen platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe organizimi i strukturave të saj në diasporë. Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar”, thuhet në vendim.
Lajmi në përditësim....
Komente









