Garancia sovrane për biznesin e madh, PD: Kredia sakrificë, sipërmarrjet do të shkurtojnë punëtorët

TIRANE-Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti i kërkon qeverisë që të anulojë koncesionet në mënyrë që të ndihmojë biznesin e madh, pasi sipas tij garancia sovrane nuk e zgjidh problemin, madje e komplikon. Teliti akuzon se kushtet e qeverisë që biznesi të përfitojë nga kredia me garanci sovrane e vështirësojnë marrjen e kredisë për pagat e punonjësve. Sipas tij, vendimi ka vendosur më shumë kufizime sesa lehtësi dhe ka të njëjtat kushte si kreditë tregtare. "Edi Rama duhet të sakrifikojë koncesionet dhe PPP për te ndihmuar biznesin që të mos mbyllë vendet e punës" thotë ai.

"Vendimet e qeverisë nuk e  ndihmojnë biznesin e madh që të mos mbyllë vendet e punës dhe të vazhdojë të paguajë punonjësit. Vendimi i fundit që përcakton kushtet për të përfituar nga kredia me garancinë e qeverisë e bëjnë ose shumë të vështirë ose të pamundur marrjen e kësaj kredie nga bizneset, në mënyrë që të paguajnë punonjësit. Nëse kushtet e kredisë me garancinë sovrane të qeverisë janë identike me kushtet e çdo kredie tregtare, atëherë çfarë ndihme i jep qeveria biznesit?

Vendimi i Qeverisë ka vendosur me shumë kufizime sesa lehtësi. Të kërkosh që biznesi të ketë të njëjtën aftësi ripaguese si përpara pandemisë për kreditë e marra si kusht për të përfituar kredinë e re, praktikisht ke pamundësuar marrjen e saj nga pjesa dërrmuese e biznesit. Marrja e kredisë nga bizneset nuk është lehtësi për ta. Është një borxh më shumë që duhet paguar, është një sakrificë e madhe, ndërkohë që qeveria nuk bën asnjë të tillë.

Pamundësia për të paguar pagat nuk do t’i nxisë bizneset drejt marrjes së kredive, por drejt aktit të shkurtimit të numrit të punonjësve, gjë që do të rrisë ndjeshëm papunësinë dhe do të ketë impakt tejet negativ në ekonomi. Qeveria bën shurdhin ndaj sipërmarrjeve prodhuese, shitjet e të cilave janë përgjysmuar gjatë muajit mars dhe mbi 70% e tyre kanë paralajmëruar shkurtim të numrit të punonjësve, pasi 1 ne 5 biznese nuk ia ka dalë dot të paguajë as rrogat e marsit.

Është koha që Edi Rama të sakrifikojë diçka për të ndihmuar ekonominë që të mos lëngojë nga virusi i papunësisë. Duhen sakrifikuar koncesionet dhe PPP-të korruptive! Paratë për të ndihmuar biznesin, për të paguar pagat e punonjësve janë në buxhet. Në vend që të shkojnë për 10 klientë të Edi Ramës, në vend qe të shkojë për rregullime zyrash e fasadash, ato duhet të vendosen menjëherë për të shpëtuar punën e mijëra shqiptarëve" deklaroi Teliti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 08/04/2020 17:47

    Buf i Pulave eshte ky?

    Përgjigju
  • Shqiperia: 08/04/2020 16:42

    Falemderit per kredine por jo falemderit pa pune te gjithe

    Përgjigju
  • THESI ME MUT: 08/04/2020 16:29

    Ky thesi me mut dorjan teliti ja kalon dhe shal ngjitmit 7×7=42 ky është tamam di prift jevgjig grek. Një debil që siç ka bythët ka dhe kokën. Ky është i mir me i fut i tas llall e një buk misri e pastaj lene 24 or të gri sallat dorjani gallat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”