Garancitë që i duhen opozitës së re në zgjedhje

Garancitë që i duhen opozitës së re në zgjedhje

Socialistët po shkojnë drejt një marrëveshje zyrtare me opozitën parlamentare, për të rënë dakord që opozita parlamentare të mbështesë marrëveshjen e 5 qershorit, që duhet të kalojë në Parlament më 23 korrik, ndërsa socialistët marrin përsipër të mbështesin ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, që do të kalojnë në Parlament më 30 korrik.

Bisedimet mes socialistëve dhe opozitës parlamentare, duhet të heqin dyshimet në dy pika.

E para, është perceptimi se socialistët janë për lista të hapura pjesërisht, duke mos sfiduar të parin e listës në çdo qark, apo duke respektuar kuotat gjinore.

Për dy partitë e mëdha, hapja e pjesshme ka sens, pasi nuk e vret garën për pjesën tjetër të listës, por për partitë e vogla që garojnë për herë të parë, mbyllja e listës, për të parin e listës, e vret garën dhe e bën të pavlefshëm konceptin e hapjes së listës.

Ndaj duhet të shkohet tek hapja e plotë e listës në ndryshimet kushtetuese. Në Kodin Zgjedhor pastaj mund të lihet e hapur për secilën parti, se deri në çfarë mase mund ta hapin listën.

Kështu, partitë e vogla aplikojnë skemën e hapjes 100 për 100 të listës, ndërsa PS dhe PD mund ta aplikojnë si të duan, ose plotësisht të hapur, ose 70 për qind të hapur.

Problemi i dytë që duhet të zgjidhin socialistët me opozitën e re, është skema e numërimit të votave.

Duke qenë se PD kundërshtoi rekomandimin e OSBE/ODIHR për depolitizimin e administratës zgjedhore, dhe u kthye tek administrata politike, partitë e reja që mund të hyjnë në një koalicion më vete, ose si subjekte më vete, janë të rrezikuara në procesin e numërimit, duke mos pasur përfaqësim.

Në kushtet e miratimit të sistemit me lista të hapura, votat e tyre rrezikohen në duar të pasigurta politike të dy partive të mëdha.

Zgjidhja që mund të gjendet, është tek procesi i numërimit, ku koalicioni i ri opozitar duhet të ketë numëruesit e vet, sidomos për votat e hapura, pra votat për secilin kandidat në listën e përbashkët.

Kjo formulë mund të zgjidhet në Kodin Zgjedhor dhe rrit besueshmërinë e kontrollit të procesit zgjedhor, në kushtet kur nuk u pranua administrata e depolitizuar.

Nëse socialistët japin garanci për këto çështje, atëherë marrëveshja për votim respektiv, edhe të dakordësisë së 5 qershorit, edhe të draftit të ndryshimeve kushtetuese, është një proces legjitim, i cili sado të përballet me kundërshtinë politike të opozitës së rrugës, nuk mund të zmbrapset.

Gjithçka duhet të jetë një proces i rregulluar, që të krijojë besim se zgjedhjet do prodhojnë garë. Dhe e gjitha kjo duhet të mbyllet këtë javë.

Asgjë nuk duhet lënë pas 30 korrikut sa i përket reformës zgjedhore, përveç revolucionit të premtuar të Bashës, nëse hapen listat. Ai është i mirëpritur.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 22/07/2020 14:29

    Revolucioni i Bashes te ha mune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja