Garbo dhe Monroe bashkë në
ekspozitën dedikuar Nickolas Muray

Garbo dhe Monroe bashkë në<br />ekspozitën dedikuar Nickolas Muray
Që prej 16 tetorit e deri në 8 shkurt “Palazzo Ducale” në Venecia do të çelet ekspozita me fotografitë e një prej artistëve më të njohur të viteve ‘900 siç është Nickolas Muray.



Ekspozita do të ketë emrin “Nickolas Muray Celebrity Portraits” dhe sjell portretet e personazheve të njohur të asaj kohe të realizuar gjatë karrierës së këtij fotografi.



Rreth 150 fotografi më së shumti bardh e zi  janë seleksionuar për këtë ekspozitë, duke nisur nga emra mjaft të njohur e të lakuar si Frida Kahlo, e cila ka qenë një nga miket më të besuara të Muray dhe për një kohë të gjatë edhe e dashura e tij.



Personazhe të tjerë që nuk mbeten pas dhe të sjella që prej viteve ’30 dhe ’40 nga ky artist janë Marilyn Monroe,  Greta Garbo, Elizabeth Taylor, Carol Lombard etj.



Me anë të kësaj ekspozite radhiten rreth 40 vjet punë të Muray që në çastin kur mori detyrën e parë në revistën “Harper’s Bazaar për të vijuar më pas me revistën “Vanity Fair” etj.








Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

5/7
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!