TIRANE - Garda e Republikës merr në ruajtje Prokurorinë e Përgjithshme. Godina e organit të akuzës nuk do të ruhet më nga roje private, por do të jetë 24 orë nën ruajtjen e Gardës, kjo për shkak të rëndësisë së materialeve.
Kjo masë sigurie është marrë pak ditë më parë nga qeveria shqiptare e cila me një vendim tashmë të hyrë në fuqi ka larguar rojet private të cilët prej më shumë se 3 vitesh ruanin prokurorinë.
Shkak për ndryshimin e masave të sigurisë është bërë kërkesa e prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për ta konsideruar institucionin e tij të rëndësisë së veçantë, e për rrjedhojë të merret në ruajtjen e Gardës.
Burime të rezervuara nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për Shqiptarja.com se pas analizës së riskut në këtë institucion është vlerësuar se mund të krijohen situata ku të dëmtohen prova materiale të rëndësishme për një sërë hetimesh që po kryen kjo prokurori.
Shërbimet e Gardës pritet të marrin në dorëzim godinën brenda pak ditësh dhe pas planit të masave të bërë tashmë aktiv nga Drejtoria e Ruajtjes së objekteve në Gardën e Republikës janë përcaktuar 4 vend roje të cilat do të qëndrojnë 24 orë.
Aktualisht nën ruajtjen e Gardës së Republikës ndodhet banesa e prokurorit të Përgjithshëm si dhe eskorta e tij e lëvizjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com