Gardistët u dënuan vetëm për pakujdesi...9 vjet më pas, 21 Janari, ende në Gjykatën e Lartë!

Ndëshkimi i autorëve direktë të vrasjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dënimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardistëve të tjerë për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, Gjykata e Apelit mori vendimin përfundimtar duke dënuar vetëm Ndrea Prendin me një vit dhe Agron Llupon me tre vjet burg.

Që në ditët e para, ish-kryeministri Sali Berisha u angazhua direkt dhe publikisht në mbrojtjen e autorëve të krimit, duke strehuar në Kryeministri të kërkuarit ngë Prokuroria, duke sulmuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama. Sipas organit të Akuzës, vepra penale ishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Por cilësimi që i bëri gjykata e Apelit ishte i tillë, që u kalua në një dënim shumë më të butë, sepse vrasja u cilësua si e bërë nga pakujdesia. Në këto raste, dënimi maksimal është 5 vjet burgim, ndërkohë që vendimi ishte nga një deri në tre vjet.

Gjykata cilësoi si rrethana lehtësuese faktin se gardistët po mbronin godinën e kryeministrisë nga një sulm i dhunshëm dhe se veprimi i tyre ishte në tejkalim të detyrës, vetëm përsa i përket viktimave, të cilët sipas gjykatës ishin paqësorë. Ky interpretim cilësohet nga ekspertët si krejtësisht anormal, duke qenë se mungesa e këtij kujdesi nga punonjësit e Gardës nuk solli një plagosje pa dashje, por u vranë njëri pas tjetrit 4 persona, të cilët nuk rrezikonin aspak as jetën e gardistëve dhe as godinën e Kryeministrisë . Në këtë rast, organi i akuzës kishte të drejtë duke preternduar se vrasjet ishin kryer me dashje indirekte.  Për vrasjen e Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikës Prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarve me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.

Në vitin 2013 Gjykata e Apelit dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo që u dënuan për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.

Gjykata e Lartë rrëzoi në vitin 2016 rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”, për dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, duke mos pranuar të nisë gjykim për çështjen. Çështjen e ka pushuar përfundimisht gjyqtari Tom Ndreca, duke mbyllur dosjen dhe duke lënë në fuqi vendimet e Apelit.

Ndërkohë, shteti ka paguar për familjet e viktimave disa qindra milionë lekë dëmshpërblim. Edhe për këtë detyrim, gjykatat kanë shfajësuar gardistët.


Lajmi kryesor:

8 gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit sot të gjithë jashtë drejtësisë! Vetëm dy të dënuar...për pakujdesi!


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja