Gati 1 muaj nga Kuvendi, Oerd Bylykbashi del hapur: Në 11 dhjetor shkarkohet Lulzim Basha

Gati 1 muaj nga Kuvendi, Oerd Bylykbashi del hapur: Në 11 dhjetor shkarkohet Lulzim Basha

Oerd Bylykbashi

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se 1 muaj nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, Oerd Bylykbashi është pozicionuar hapur krah Sali Berishës dhe shprehet i bindur se në 11 dhjetor do të vijë shkarkimi i Lulzim Bashës. 

“Kuvendi Kombëtar veprimin e parë që bën ngreh komisionin e vet dhe verifikon format se i verifikon për veten e vet, sepse kryetari mund të jetë në konflikt interesi, është kryetari për tu shkarkuar. Pasi verifikohet kuorumi merren vendimet, do ndryshohet statuti dhe gjëja me e sigurt fare është që Lulzim Basha do të shkarkohet. Më pas Kuvendi merr masa për të zgjidhur të gjitha çështjet”,-tha Bylykbashi, i ftuar në një emision televiziv.

Javë më parë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi hodhi akuza të forta kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha se po bën pazar me Ramën në lidhje me çështjen e zgjatjes së afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për vettingun e gjyqtarëve në këmbim me Reformën Territoriale që duan demokratët. PD kërkon një reformë të re territoriale dhe synon shtimin e numrit të bashkive në vend, ndërsa PS nga ana tjetër kërkon zvogëlim të tyre. Por sipas Bylykbashit, Basha po bën marrëveshje që të shtojë disa bashki në hartë, ku shpreson se mund të shtojë votat e demokratëve dhe në këmbim do i jap votat e nevojshme qeverisë që i duhen për të shtyrë afatin e vetingut. Deputeti demokrat shkruante se Rama dhe Basha po luajnë si tregti me kuajt, kur në fakt opozita duhet të fokusohet në ndryshimin e një sistemi të ri zgjedhor që të mund t’i garantojë asaj votën e lirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja