Viti i Ri do t’i gjejë familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet me shtëpi të reja. Tre pallatet e para në lagjen e re “5 Maji” të ndërtuar nga Programi i Rindërtimit në Tiranë janë tashmë gati për të pritur familjet që do të marrin çelësat e apartamenteve të reja të projektuara nga arkitekti i njohur Stefano Boeri.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë lajmin e shumëpritur për këta banorë, së bashku me fotot e pallateve të reja dhe moderne, të sapo përfunduara në një prej lagjeve më të mëdha të ringritura pas tërmetit shkatërrues të dy viteve më parë.
“Gati 3 pallatet e para tek “5 Maji”! Kush bashkëpunon për të zgjidhur strehimin e tërmetit, do marrë zgjidhjen e premtuar për banesë më të fortë e më të bukur,” shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Ai ka deklaruar nga ana tjetër se ata që sot zihen për brava dhe karriget e veta janë prova më e qartë e politikës së baltës, bllokimit dhe anatemimit të punëve në Tiranë. “Kush e përdor 5 Majin për "karrige e brava", le të mendojë më mirë për bravat e karriget e shtëpisë së vet, se të SHQUP-it,” ironizon ndër të tjera kreu i Bashkisë.
Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë e cila do të strehojë mbi 11 mijë banorë, ose 3175 familje do të krijojë një strukturë policentrike të qytetit të Tiranës me qëllim kapërcimin e konceptit “qendër-periferi”, me hapësira të gjelbra dhe blloqe ndërtimi të karakterizuara nga prania e shërbimeve, funksioneve shtyrëse për zhvillimin e mëtejshëm dhe rigjenerimin urban.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.6%
-
Jo
40.9%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5562
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51