Nga nesër në Sheshin ‘Skënderbej’ do të nisin ndeshjet e sportistëve elitarë të padelit, në akudër të eventit ‘FIP Platinium Albania’. Minitri i Turizimit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja thotë se publikun e pret një super atmosferë në Shesh, ku çdo ndeshje do të mund të ndiqet falas. Një event që pritet edhe promovim për Tiranën.
“Nga Sheshi “Skënderbej”, i cili është transformuar në kryeqendrën ndërkombëtare të Padel-it.
Nga nesër, 26 deri më 31 maj, këtu do të zhvillohet një nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë të këtij sporti modern dhe shumë popullor, FIP PLATINUM ALBANIA, me pjesëmarrjen e mbi 200 garuesve elitarë, vizitorëve dhe tifozëve nga vende të ndryshme të rajonit e të botës. Një superatmosferë unike sportive, e hapur për të gjithë, me hyrje të lirë, që sjell energji, edukim, turizëm dhe promovim për Tiranën dhe Shqipërinë,”-thotë Gonxhja.
Lajmi kryesor:
Nis ‘FIP Platinium’, 200 sportistë të padelit garë në Tiranë! Hoxha: Aktiviteti pa pagesë, sjell turizëm elitar në Shqipëri










