Kina ka nisur një projekt për të ndërtuar një linjë hekurudhore 12.870 km i gjatë që do ta lidhte me Amerikën në një hark kohor prej më pak se dy ditë udhëtim.

Projekti, duke udhëtuar me rreth 350 km/orë, treni do nisej nga veriu i Kinës duke kaluar përmes Siberisë dhe duke kaluar për rreth 201 km me tunelin në ngushticën e Beringut që është edhe kalimi më i shkurtër mes Rusisë dhe Alaskës.

Hekurudha do të vijojë drejt jugut duke kaluar në Kanada përpara se të mbërrijë në destinacionin përfundimtar të tij, SHBA.
Është e paqartë nëse qeveria e amerikës, kanadasë apo rusisë kanë ranë dakord për propozimin.

Nëse do të ndërtohej do të ishte rreth 3.700 km më e gjatë se sa hekurudha Trans-Siberi, duke u bërë rruga më e gjatë për trena në botë
 
Nënkalimi ujor do të ishte 4 herë më i madh se sa tuneli që lidh Francën me Britaninë e Madhe. Edhe pse ende nuk është miratuar projekti, besohet se do të financohet nga Kina, e cila është lidere globale për trenat me shpejtësi të madhe.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)