Gati projekt-ligji për ndërtimin e Skavicës nga Bechtel! Kontrata do negociohet me procedurë të veçantë

Po shkon drejt zyrtarizimit ëndrra 50-vjeçare për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Në mbledhjen e fundit të qeverisë Këshilli i Ministrave ka miratuar Projektligjin për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë amerikane Bechtel për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Qëllimi i këtij projektligji është që të nisin negociatat me kompaninë, që aktualisht ka shprehur interes pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e kësaj vepre energjetike.

Kontrata me kompaninë amerikane do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë do të përfshihen propozimi i kompanisë së bashku me mbështetjen financiare që do jetë nga vetë kompania, do të zhvillohen studime gjeologjike, do të përgatitet projekti teknik, do vlerësohet ndikimi mjedisor dhe më pas do të dilet në një ide përfundimtare. Ndërsa faza e dytë konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Kontrata me të dyja fazat do të nënshkruhen nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktues. Në projektligj janë të listuara edhe afatet e negocimit dhe të nënshkrimit të marrëveshjes nëse propozimi dhe studimet që do të kryhen do të rezultojnë të suksesshme.  Sipas dy alternativa të mëparshme që qeveria kishte për realizimin e këtij projekti, njëra vlerë ishte 308 mln dhe tjetra 510 mln euro.

Kompania amerikane që ka shprehur interes për ndërtimin e HEC-it, nuk është e panjohur për vendin pasi la pa përfunduar rrugën e Kombit. Një nga veprat më të diskutuara dhe të kushtueshme në Shqipëri, që kapërceu 1.3 miliardë euro duke tejkaluar çdo kosto të parashikuar, kontratë që u nënshkrua gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës