Gati shkolla e re ‘Bashkim Fino’, Veliaj: Më 12 shtator hap dyert, do të presë deri në 1100 nxënës

Në 12 Shtator, mes 12 shkollave të reja që do të hapen në nisje të vitit të ri shkollor, është dhe shkolla “Bashkim Fino” në Njësinë 2. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri inspektimin e fundit përpara se shkolla të presë 1100 nxënës pas pak ditesh, tha se kryeqytetit i shtohet një xhevahir tjetër.

“Është vërtet një xhevahir për Njësinë 2. Kur mendoj se mësimi me dy turne ka qenë problem që kur ishim ne fëmijë, më vjen mirë që për herë të parë këtë vit nuk do të flitet më për shkollat me dy turne. Kemi ndërtuar një shkollë me 1100 nxënës kapacitet, plus 150 parashkollor, praktikisht kemi zgjidhur jo vetëm problemet e të kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes. Pra kemi lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha po ashtu se mesazhi që vjen nga kjo shkollë, që mban emrin e një njeriu të madh si Bashkim Fino, që bashkoi shqiptarët edhe në ditët më të këqija.

“Kur kujtoj që Bashkim Fino ishte aty për të na bashkuar në ditët kur ishim më të përçarë, besoj se është një mesazh shumë i madh edhe për ata politikanë, që edhe pse 30 vjet, i kanë pasur të gjithë detyrat e shtetit, Shqipëria s’u ka asnjë borxh, i ka bërë presidentë, kryeministra, kryetarë Kuvendi, të mësojnë pak nga ky emër i madh, që në ditët më të vështira i bëri shqiptarët bashkë. Sot jemi në ditët më të mira dhe ka njerëz që duan të na përçajnë e të na çojnë mbrapa. Kjo s’ka për të ndodhur. Për sa kohë që fëmijëve do u japim shkolla cilësore dhe sigurohemi që nuk i kemi më fuksat në drejtim dhe sigurohemi që vjen një brez i ri që është rritur në kushte komplet të tjera, është pa komplekse, nuk i bën gjërat me mllef, por i bën gjërat me pasion dhe këto shkolla besoj që janë premtim i mbajtur për të gjithë çunat e gocat e njësisë sonë,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Shkolla ka marrë emrin e ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta pasi humbi betejën me COVID-19. Shkolla 'Bashkim Fino' do të ketë një kapacitet prej 1100 nxënësish, duke përfshirë dhe 200 fëmijë në kopësht, 6 laboratore, bibliotekë si dhe 2 palestra. Shkolla është ngritur në afërsi të Qytetit Studenti, në zonën e njohur si ish-“Kaldaja e vjetër”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vari teneqen: 12/08/2022 13:49

    Mos e perdhosni Finon kot, lereni te prehet ne paqe. Finon mbase doni ta respektoni ju si parti, por mos e ngaterroni me heronj e heroizma sepse ska asnje merite te tille. Verini agjensise se PS ne shkoze emrin e Finos, por jo shkollave sepse nuk do rezistoj ky emertim per shume kohe. Aq sa rezistoi heroi i memaliajt Azem Hajdari…

    Përgjigju
  • Puro Hvane: 12/08/2022 13:08

    E vetmja merte qe me kujtohet nga Bashkim Fino eshte se shpetoj Berishen duke i dhen garanci te mos arratisej ,ah po ,pinte edhe puro per te tjera merita mund te flas Fatos Tushe ,vetem nga nje skrep i bashkise shoferi iFinos ka mar 5000 litra nafte. Nejse shkolla ta gezoj emrin ,personalisht nuk mund te coj femijet e mi ne nje shkolle qe mban emrin e nje partijaku . Turp !

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/08/2022 12:37

    Mbani ndonje shkolle rezerve per emrin e Fatmir Mediut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?