Alice Cannon, bashkëshortja e shkëlqesisë së tij, ambasadorit të Britanisë së Madhe, u rikthye në kuzhinën e emisionit “Rreze Dielli”. Kjo për një arsye të veçatë pasi edhe për pak ditë kultura kineze feston Vitin e Ri.
Ndaj, zonja e shkëlqesisë së tij erdhi në kuzhinën e “Rreze Dielli” për të sjellë 12 shijet e recetave të ndryshme që gatuhen për darkën e Vitit të ri, pasi në këtë festë sipas traditës kineze 12 janë recetat tradicionale që përbëjnë menynë e festës.

Alice ka qenë ndër mikeshat e para që është bërë protagoniste e gatimeve në rubrikën e kuzhinës për të gjitha amvisat.
Interesante në këtë puntatë të kuzhinës ishte ndërthurrja e kulturave të ndryshme në gatim. Zonja Cannon solli kuzhinën kineze. Sipas saj: “gatimi kinez është shumë i shëndetshëm, shumë i thjeshtë për t‘u gatuar dhe shumë i bukur.

Ndër përbërësit tradicionalë që përbëjnë kuzhinën kineze, janë: mishi i pulës, peshku dhe karkalecat. Me këto produkte mund të gatuhet një shumëllojshmëri gatimesh duke u kombinuar me perime të ndryshme.

Zonja Cannon preferoi të ofronte dy recetat më të përdorshme nga kuzhinën kineze për të gjitha amvisat.
Receta e parë ishte pulë me arra kasha. Ajo shpjegoi që në gatimin kinez nuk mund të gatuajmë vetëm me një lloj mishi.

Në traditën kineze është shumë e lehtë të kryesh proçesin e prerjes së perimeve dhe mishrave sepse përdoret vetëm një thikë e madhe.
Zonja Cannon jo vetëm ofroi recetat e saj duke treguar mjeshtërinë dhe shkathtësinë në kuzhinë, por edhe duke treguar teknikat e saj në gatimet kineze.
Kuzhina si art dhe mjeshtëri ka nevojë jo vetëm për të treguar hap pas hapi mënyrën se si mund të gatuajmë, rëndësinë e prerjes së produktit që do të gatuajmë por edhe mënyrën e e skuqjes.

Gjithashtu në artin e gatimit, çfarë ka më tepër rëndësi është edhe përjetimi i gatimit çka i jep atij shumë dashuri, në mënyrë që të marrë shijen më të veçantë.
Mënyra e përzjerjes së gatimeve kineze bëhet vetëm me dy shkopinj pa përdorur mjete të tjera.

Kuzhina kineze ka mënyra të ndryshme të gatimeve, dhe shija e tyre ka karakteristikat që e dallojnë nga kuzhinat e tjera. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com