E premtja e gatimeve tradicionale në kuzhinën e A1 Report, ndalën rrugëtimin e tyre në Korçë.
E ku ka më bukur se të kujtohen gatimet e para. Me ato të cilat jemi rritur, duke kujtuar gjyshet që me duart e tyre i servirnin ato gatime me shije të jashtëzakonshme.

Këto gatime të sjella në ditët e sotme dhe të ruajtura me shumë fanatizëm, ku produktet janë më të lehta për t`u gjetur, është nisma e A1 Report në këndin e kuzhinës së zonjës Tefta në bashkëpunim me klubin e shefave të kuzhinës shqiptare.

Kështu, në këtë traditë, të nisur në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” këtë të premte u gatuan receta të kuzhinës së Korçës.
Ky cikël i nisur nga A1 Report, me kuzhinën shqiptare duke u ndalur në çdo trevë të Shqipërisë, në bashkëpunim me klubin e shefave të kuzhinës shqiptare, vjen për të mbajtur gjallë traditën tonë.

Besmir Tase, shef kuzhine, ishte i ftuari i kësaj të premte të gatimeve tradicionale për krahinën e Korçës në kuzhinën e zonjës Tefta.
E si për mëngjes, Besmiri solli në këndin e kuzhinës një recetë për vaktin e mëngjesit, petullat e fshira, tradicionale për qyetetin e Korçës.

Receta petullat e fshira
Vezë
Miell
Qumësht
Gjalp
Hudhër

Pikësynimi i klubit të shefave të kuzhinës shqiptare është që të parhapin sa më shumë recetat tradicionale dhe të risjellin gatimet e pandryshuara nga ato të parat, që janë karakteristike për çdo krahinë të shqipërisë.
Receta e dytë e gatimeve tradicionale korçare e sjellë nga Besmiri ishin oshmajat e Korçës.

Ato janë të ngjashme me gatimin e krepave të sotëm dhe fli-së së krahinës së Kukësit, Tropojës dhe Kosovës.

Oshmaja e korçës
Djath i bardhë
Gjalp
Arra
Miell misri
Qumësht
Kumbulla të thata
Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com