“Unë i mbijetova kancerit në qafën e mitres, dhe falë kontrollit që bëra tashmë kam 6 vite më shumë jetë. Them se të gjitha gratë nuk duhet të kenë frikë të bëjnë vizitën dhe kontrollin. Kjo do të mbrojë jetën e tyre. Aktiviteti fizik ul rrezikun e kancerit të gjirit. Ndërsa konsumimi i duhanit rrit rrezikun për kancer. Informacioni ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit dhe rrit ndërgjegjësimin e grave për kryerjen e kontrolleve dhe vizitave." tregon doktoresha italiane.
(Në foto: Doktoresha italiane Giovana Gatti në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit)
Beqaj: Edhe nëna ime i mbijetoi kancerit të gjirit
Por as Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk i ka shpëtuar rrëfimit për nënën e tij, e cila kishte vuajtur nga kanceri i gjirit dhe pse sot, falë ndërhyrjes që bëri, ajo jeton.
"Ime më e ka hequr gjirin e majtë komplet në '89 , e ka marrë vesh atëhere në mënyrë gjysëm të rastësishme, ishtë mësuese në gjimnaz , ftoi atëhere doktoreshë Mazrekun për ti folur vajzave të reja 17 vjecare për këtë gjë, dëgjoi Mazrekun, preku gjirin e vet, natën e parë natën e dytë, pas tre ditësh ja tha të shoqit, dy djemtë ishim relativisht të rritur dhe besoj për dy muaj u operua dhe sot jeton." tregon ministri Beqaj
(Në foto: Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit)
Luini: Ja tre mënyrat e ekzaminimit të kancerit të gjirit
Alberto Luini, një nga senologët më me emër në Europë ka bërë apel femrave të ekzaminojnë gjinjtë e tyre. Luini shpjegoi tre mënyrat e ekzaminimit të kancerit të gjirit.
"Ekzaminimi i kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm. Asnjë grua nuk ka përse të humbasë gjinjtë e saj. Ekografia është një mënyrë ekzaminimi shumë e rëndësishme për të gjetur tek gratë e reja gjëndrat beninje por në raste të shumta mund të gjendet edhe një gjendër tumorale. Kemi edhe rezonancën magnetike e cila ndihmon shumë në ekzaminimin e gjirit qe na lejon që në mënyrë biologjike të shohim se sa gjendra tumorrale mund të ketë. Mamografia është një tjetër ekzaminim për të cilin keni dëgjuar të gjithë dhe që mund të bëhët pas moshës 40 vjec .Më pas përdorim një mënyrë edhe me të saktë të ekzaminimit që quhet Stomosintezë që mundëson që të shihet se cfarë është brenda gjëndrës si dhe përfitohen imazhe shtresë pas shtrese për të parë se deri në cilën pikë është gjendra." tha Luini
(Në foto: Senologu Alberto Luini në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)