Mes protestave pro-palestineze në Udine, Italia e futbollit fitoi 3-0 kundër Izraelit në Grupin I kualifikues të Kupës së Botës 2026. 'Të kaltrit' me Gennaro Gattuson në stol kanë katër fitore në po kaq ndeshje dhe tanimë zyrtarisht janë në play-off e Kupës së Botës. Me 15 pikë pas gjashtë takimeve, Italia kërkon që të jetë në finalet e turneut që verën e ardhshme zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në dy eventet e fundit, në Rusi dhe Katar, Italia katër herë kampione bote nuk ka mundur dot të kualifikohet. Për këtë, Rino Gattuso tha pas ndeshjes se objektivi është i qartë, pasi nëse nuk e dërgon ekipin në finalet e turneut, do 'arratisej' nga Italia.
“Rivalët? Kur ata nisnin nga mbrapa, shkuam në markim dhe pastaj luajtëm si repart. Më pëlqeu shumë si u soll ekipi. Më kënaq puna e sulmuesve, jo vetëm për 16 golat, por për fazën mbrojtëse dhe mentalitetin e tyre. Kemi ditur të vuajmë.
Play-off? Si mund të nënvlerësosh dikë? Duhet të vëmë helmetat dhe të punojmë siç duhet.
Sa i përket sistemit të lojës - Me dy sulmues luajmë më mirë, por kjo s’do të thotë që Raspadori luajti keq", tha trajneri i Italisë.
Gattuso shtoi se në nëntor do të provojë disa risi dhe lavdëroi tifozët.
“10 mijë vlejnë sa 40 mijë. Ndjejmë se populli italian dëshiron të na shohë në Botëror. Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të shkoj të jetoj shumë larg Italisë. Kam pak merita, por kjo skuadër po më bën të ëndërroj", tregoi mes të tjerash Rino.
Komente



