KF Kukësi zyrtarizon blerjen më të re në merkato. Ai është Enis Gavazaj lojtari i cili tek Skënderbeu mbahej si një lojtar i talentuar dhe me perspektivë. 24- vjeçari firmosi një kontratë 2- vjeçare me klubin verilindor.
Prizrenasi pas aventurës të suksesshme 2- vjeçare tek Skënderbeu provoi kalimin në Rusi në formën e huazimit. Ekzaktësisht tek Yenisey Krasnoyarsk në 2018 ku kaloi një aventurë aspak të këndshme.
Më pas në mars të këtij viti pas një prove 1- javore arriti marrëveshjen me Dinamo Minsk. Duket se aventura në Bjellorusi përsëri nuk ka qenë e duhur për prizrenasin. Pas 5 muajve ai rikthehet në Shqipëri, por tani jo tek Skënderbeu i Korçës por tek nënkampionët e Kukësit.