Pas tre fronteve të luftës pothuajse të finalizuara ndaj Hamasit në Gaza, Hezbollahut në Liban dhe rebelëve islamikë në Siri, Izraeli po përgatitet që të nisë edhe një sulm ndaj Jemenit.
IDF ka konsensus të plotë në institucionet e sigurisë izraelite, se ky sulm është i nevojshëm. Këtë e ka bërë të ditur Al Jazeera. Izraeli vëren se Houthi-t kanë marrë përgjegjësinë për sulmet e vazhdueshme ndaj Izraelit, duke lëshuar edhe raketa, teksa janë kthyer edhe në një problem për anijet tregtare në ngushticën arabo-afrikane, Deti i Kuq.
Edhe Forcat e Komandës Qendrore të SHBA njoftuan sot (17 Dhjetor) se kryen një sulm ajror preciz kundër një objekti komandues dhe kontrolli të operuar nga rebelët Huthi (Houthi), të mbështetur nga Irani, brenda territorit të kontrolluar në Sana'a, Jemen.
Kjo u bë e ditur nga vetë Centcom në Aden.
“Sulmi pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Centcom për të mbrojtur personelin e SHBA-së dhe koalicionit, partnerët rajonalë dhe transportin ndërkombëtar", thuhet në postim.