Donald Trump është në qendër të vëmendjes jo vetëm për vendimet e tij por edhe vetë figura e manjatit është shndërruar në një personazh komik.
 
Dhe pre e lojës së aktorëve ka rënë një media në Republikën Domenikane e cila ka publikuar foton e aktorit Alec Baldwin i cili në një show imiton Trump.
 
Gazeta ka publikuar foton e aktorit i maskuar si Trump bashkë me kryeministrin izraelit Netanyahu.
 
E përditshmja 'El Nacional' ka kërkuar falje për aksidentin. Vetë Trump nuk është një fans i shfaqjes së Baldwin dhe thotë se aktrimi i tij është shumë i dobët. 


trump
(Fotoja e publikuara nga e përditshmja 'El Nacional')

Redaksia Online
(B.K/e.mShqiptarja.com)