Gazeta "Bild": Gjermania këtë
herë s'gabon, shtatë arsyet pse

Gazeta "Bild": Gjermania këtë<br />herë s'gabon, shtatë arsyet pse
Italia konsiderohet si ‘macja e zezë’ e Gjermanisë, por këtë herë mediat gjermane flasin me bindje; në stadiumin "Matmut Atlantique" të Bordo do të firmoset kapitullimi i "axurrëve" në këtë Europian. 
 
Ajo që ka paralajmëruar fitoren e kampionëve në fuqi të Botës është prestigjiozja Bild, e cila rendit edhe shtatë arsye.
 
Arsyeja e parë, sipas "Bild", është se Gjermania ka “mbretin” Boateng në një superformë, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në atë sulmuese, që e tregoi në ndeshjen me Sllovakinë.

boateng

(Boateng dhe Low pas golit ndaj Sllovakisë)
 

Së dyti, Bild kujton se gjermanët dinë si të eliminojnë Antonio Conten, duke iu referuar këtu përballjes së çerekfinaleve në  Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Bajernit në sezonin 2012-2013.
 
Së treti Bild radhit faktorin “Khedira”. “Luan tek Juventusi dhe i njeh mirë sekretet e mbrojtjes së fortë italiane, BBC (Barzagli, Bonucci, Chiellini)”, shkruan gazeta gjermane.
 
Së katërti, sipas Bild, Low nuk do të gabojë këtë herë, ndryshe nga gjysmëfinalja e 2012-ës.
 
joakim low

(Trajneri i Gjermanisë Joakim Low)

Së pesti, shkruan Bild, Buffon është ‘i magjepsur’ nga Neuer. “Edhe kapiteni i italianëve, portieri me klas të padiskutueshëm, i ka bërë komplimente kolegut të vet kur ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që Neuer është më i mirë se ai”.
 
Së gjashti Bild rendit “arrogancën e italianëve”. “Besimi që italianët kanë tek përsëritja e historisë, së bashku me vetëbesimin e fituar pas ndeshjes me Spanjën, ka sjellë një siguri absolute për fitore në kampin e tyre”.
 
Së shtati "Bild" rendit Gomez. “Kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Beshiktashin, ku u shpall edhe kampion. Shënoi 25 gola dhe meritoi besimin e Low, besim që deri më tani ka treguar që e meriton”, shkruan Bild.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen