SPAK thellon hetimet për 21 janarin! Sekuestroi sot audiopërgjimin me urdhrat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve

SPAK thellon hetimet për 21 janarin! Sekuestroi sot audiopërgjimin me urdhrat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve

Sali Berisha

SPAK ka sekuestruar sot audiopërgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011. Gazetari që i posedonte prej kohësh tha se dha sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

SPAK ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa në protestën e 21 Janarit të vitit 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gazetari ka publikuar një vit e gjysëm më parë disa materiale audio ku pretendohet se janë punonjësit e gardës duke komunikuar mes tyre përpara se të vriteshin 4 protestues në 21 janar. Hoxha pritet të dorëzojë në SPAK kasetën ku dëgjohen urdhrat e zinxhit komandues të Gardës së Republikës. 

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Ky hetim do të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Sipas vendimit të arsyetuar, Gjykata e Lartë thotë se SPAK është i detyruar të zbardhë përgjegjësitë e Berishës, Bashës, Ndrea Prendit e të tjerëve për vrasjen e 4 personave të pafajshëm në bulevard, për të cilën nuk është verifikuar në asnjë rast roli i drejtuesve shtetërore.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 03/10/2024 16:29

    DOSJA 2 FILËOI,PAS KL.PARTIZANI.Janë edhe 99 dosje të tjera KRIMI,nëse hiqet NENI PARASHKRIMIT & MOSHËS. -Dosja e 21 janarit 2011 do e FUNDOS NON GRATËN ME BURG PËR JETË. -Si ish USHTARAK MADHOR KUJTOI LIGHIN E KOHËS: 1.Ushrari,Gardisti nuk mund të qëlloi pa urdhërin e eprorit.. EDHE NË KOHË LUFTE REALE,PËR SHUMË ARSYE..! 2.Edhe në kohë lufte,urdhëri jepet nga LARTË-POSHTË..deri te Ushtari.Kur fillon lufta athere Ushtari VET-VEPRON NDAJ ARMIKUT MË TË AFËRT. 3.Në 21 janar urdhri është dhën 100 % nga Sb.Si prepotent e Arrogant që është Ai nuk mundet të lejoi këtkënd tjetër TË FLASI E JO MË TË SHTJERI ME ARMË PËR TË VRARË. 4.Nëse Sb do urdhëronte LULIBASHËN PËR TË HAPUR ZJARR,KY DUHET TË TREGONTE DUKE U BËRË B/PUNTOR I SPAK.Ndryshe Saliu do kallëzoi Lulin se është Ai që ka dhën urdhrin.Dhe drejtësia e ka më lehtë të Arrestoi LULIN SE SA SALIUN-TMERR I DREJTËSISË & I SHQIPËRISË NË ÇDO QELIZË TË SAJ..! 5.LUTEM,TË MË TREGOI KUSH..SE ÇFAR NUK KA BËRË SB NË SHQIPËRI QË NGA 1992..? 6.Unë si më i moshuar se Sb kam të EVIDENTYARA 101 KRIME TË TIJ NGA 1991 SHKODËR DHE DERI TE SHPIFJA E FUNDIT NË BALLKONIN E KATIT TË 8.PO SHKRUAJ VETËM 1: ● NË REP.TV ME moderator ARBËR HITAJ-PARO LAÇI ISH DR.KL PARTIZANI TREGOI:Sb President 1997 njoftoi ITALIN SE DREJT ITALISË PO VJEN BANDITI ZANI CAUSHI I ARMATOSUR GJER NË DHËMBË..DHE ITALIA DËRGOI ANIEN E SAJ LUFTARAKE,KU GODITI ANIEN TON DUKE MBYTUR 86 FËMIJ,GRA,DJEM,BURRA..QË DO SHKONIN PËR NJË JETË MË TË MIRË NË ITALI.Ky krim ka kën i padëgjuar deri sot.A E KA DËGJUAR SPAK KËTË..A E KA KALLZUAR KUSH KËTË KRIM TË RËNDË NË DREJTËSI.?.KËSHTU KA SHPËTUAR & PO SHPËTON KRIMINELI SHEK.21.FLM

    Përgjigju
    • Make: 03/10/2024 22:45

      Bravoooo..shume e drejt

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'