Gazetari Ukrainas Vitalii Sediuk ka goditur përsëri, duke dëshmuar që asnjë yll nuk mund të ndjehet i sigurt pranë tij.

Ky gazetar që në të kaluarën është goditur nga aktori Will Smith për shkak se ai kishte tentuar ta puthë atë në tapetin e kuq dhe po ashtu kishte sulmuar Adele gjatë fjalimit të saj në skenën e Grammy, shkaktoi edhe një skandal në festivalin e Kanës.

gazetari fustani

Gjatë premierës së ‘How to train your Dragon 2’ ai vrapoi dhe futi kokën e tij brenda fustanit të America Ferrera, derisa ajo ishte bërë gati për tu fotografuar.

(Kosova Press)

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)