Gazetari Doçi: I kërkuan llogari Veliajt pse fshehu fustanet e gruas, s'panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como e udhëtimet me charter

Gazetari Doçi: I kërkuan llogari Veliajt pse fshehu fustanet e gruas, s'panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como e udhëtimet me charter

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, foto nga dasma

Gazetari Adriatik Doçi hedh akuza për standarde të dyfishta të drejtësisë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj 

Në një postim në facebook gazetari Adriatik Doçi thotë se prokurorët dhe gjyqtarët që u morën me fustanët e Ajola Xoxës, nuk panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como në Italisë 3 vite më parë. 

“Një noter me pallat, i emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin dhe një gjyqtar me hotel që mbuloi shokët e tij në dosjen 'Zarka', i kërkojnë llogari Veliajt se pse ka fshehur disa fustane të gruas! Magjistratët me pallate e hotele shkundën edhe lodrat e fëmijëve për të gjetur provat e korrupsionit për kryebashkiakun, ndërkohë që nuk shohin dasmën përrallore të Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como të Italisë, udhëtimin me charter nga Rinasi me të fuarit dhe salltanet qindra mijëra euro të padeklaruara”, shkruan gazetari Doçi.

 

Shqiptarja.com siguroi një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohej se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj janë gjetur veshje kryesisht 'Zara', një firmë shumë ekonomike, dhe asnje veshje tjeter firmato.

Në një intervistë pak ditë më parë për Report Tv Doçi tha se prokurori Ols Dado ka konflikt interesi me Veliajn, pasi është përfitues i një pallati 9 katësh me 2 nënkate parkim, me leje të Veliajt dhe tregoi se si Dado është katapultuar në sistemin e drejtësisë duke qenë noter, fillimisht.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 15/02/2025 21:12

    Arrestimi dhe burgosja janë akte politike. Dhe ato pseudoakuzat e Salës/pd-së ndaj Spakut funksionojnë thjesht si alibi, gjasme nuk është spaku në dorën e tyre. Janë përpjekje për çoroditje të opinionit publik. S'ka gjë o dele, flini se sala me familje bëjnë jetë luksi djersën a ballit, ahahaha

    Përgjigju
    • Andi: 15/02/2025 22:08

      Te pakten ky ska ber kurre potere e ska ber kurre si horr. Ka marr cfare ka marr gjithmone jasht perimetrit te mediave ka qen. Ska ber ndonjeher si horr apo si palaco sic ka ber te tjeret. Te pakten babi ka çun. Per kete e kam pasur qejf se nuk bente zhurm e ekspozonte jwten e tij. Bente cbente ishte larg syrit te mediave. Por tigrat lali fiku e kudi un gjithmone ekspozoheshin ne jeten e luxit e ku di un...

  • Tigri i qenefit: 15/02/2025 19:00

    Po tigri si miu i ha leve me sy te zgurdulluar kur fliste per Erjonin si pronarin faktik te inceneratorit pse nuk tregoi per leket qe merrte nga doganat kur ishte minister finance dhe thoshte kur ja çonin ne zyre cuti mor burre aty se lek per k…a jane ato se nuk kane shume vlere.Te tregoj te Zegna ne Milano sa kemishat ka porositur tek robaqepsi i dyqanit dhe kush ja ka paguar?Roleksin ne Lugano qe ka ne dore Erjola kush ja bleu?Roleksin qe ka ne dore vellai i Arjola kush ja bleu qe motra ja dhuroj .Po vererat e shtrenjta te kantines ne tirane qe shoferi i tigrit shiste neper restorantet e tiranes sikur ishte nipi i tigrit si i ka blere ky i ndershmi qe akuzon gjithe boten per zullume.Felliqsira te shitura dhe te veqkenaqur .Tik -tok Tik -tok

    Përgjigju
  • Ardi: 15/02/2025 16:37

    Nje mut jane te dy Veliaj dhe Zeni sypeshkaqeni!!!

    Përgjigju
    • smi ttropo: 15/02/2025 18:00

      po ti si na paska syt ,injorant i sb

  • Spak: 15/02/2025 15:47

    Dmth se nuk eshte denuar akoma shkelzeni eshte i gabuar arrestimi i veliajt? Po nese denohet dhe ai pastaj ca do thoni? Apo fshirje e ktij postimi. Mundohuni te jeni me objektiv o lepirsa. T gjith n burg e kan vendin po ishalla ju del dhe juve emri diku

    Përgjigju
  • Çiko: 15/02/2025 15:13

    Për mendimin tim burgosja e Veliajt është politike dhe militantësh!prokurorët,gjygjtarët militantë e provokuan manifestimin e simpatizantëve të Veliajt!pse avokatët,gjygjtarë militantë të PDsë nuk priten sa turma të largohet, ose të dilshin nga dera e pasme për tju shmangur simpatizanëve,avokatët,gjygjtarët bq pse nuk dolen kur protestuesit e thirrur nga krimineli Berisha por dolen për të provokuar por urdhëri ishte që mos të dilnin,dhe sikur të dilnin nuk doti pengonin se janë të tyre.Rama as nuk i shau as nuk i ofendoi si krimineli Berisha që nxjerr gjith çarë fekalesh nga goja për SPAKun dhe Dumanin.Ky është ndryshimi mes Ramës dhe Kriminelit dhe shkatërruesit të Shqipërisë Berisha .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)

Kultivoi kanabis dhe iu gjet kallash në banesë në 2024, pranga 45-vjeçarit në Kukës! Droni 'kapi' parcelat me drogë (VIDEO)