Gazetari Elton Qyno: Në burgun e Reçit gardiani nga Shkodra infektoi të dënuarit me COVID

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno deklaroi se në bazë të burimeve nga drejtoria e Burgjeve, në burgun e Reçit dyshohet se janë infektuar me COVID disa të dënuar. Sipas tij, infeksionin e ka përhapur një gardian nga Shkodra që punon në burgun e Reçit.  Theksojmë se institucionet kanë mohuar të infektuarit në burgun e Reçit.

"Në burgun e Reçit një gardian nga Shkodra dyshohet se ka infektuar të dënuarit. Në Reç është burgu më i madh në veri. Burgu i Shënkollit u dëmtua nga tërmeti dhe të dënuarit dhe u dërguan në Reç dhe problem janë hapësirat.

Deri tani nuk ka pasur viktima fatmirësisht, por nuk po arrihet të menaxhohet për shkak të mungesës së ambienteve. Te 313-ta qelitë e përcaktuara për izolimin nga "41 bis'- u kthyen në dhoma spitalore, ndërkohë që ishin me destinacion tjetër. Disa nga të prekurit janë transferuar në spitalin e burgut" tha Elton Qyno.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja