Gazetari Kodra analizon Derbin: Partizani e meritoi fitoren! Incidentet nga tifozët? Stadiumi si ‘tenxhere me presion’ ku tifozët shfryjnë

Një ditë pas Derbit të kryeqytetit, gazetari Alitn Kodra ka analizuar ndeshjen, ndërsa thotë se Partizani e meritoi fitoren. I ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ në Report Tv me Andi Kapxhiun, gazetari tha se Partizani ishte më cinik në lojë dhe kështu arriti fitore, në ndryshim nga Tirana që kishte shumë raste për të shënuar por nuk ja doli.

“E meritoi fitoren duke pasur parasysh lojën që bëri në atë 90 minuta. Përtej shqetësimeve dhe problemeve që patën tfiozeritë me njëra tjetrën ishte një ndeshje e mirë,. Tirana nuk u ngrit dot në nivelin e duhur, pati raste por Partizani ishte më cinik”, tha Kodra.

Ndalur në incidentet e ndodhura në stadium, Kodra tha se është e pamundur që të shmangen. Ai bëri një krahasim duke thënë se stadiumi është si një ‘tenxhere me presion’ ku tifozët duan të shfyjnë.

"Duhet ta ndajmë mendjen i duam apo jo tifozët në stadium. Në një turmë prej 15 mijë tifozësh është e pamundur që të mos gjesh edhe element. Është e lehtë të kalosh pragun e zbavitjes dhe rrezikshmërisë. Atmosferë e bukur të shohësh tribunat të ndizeshin nga entuziazmi. Futbolli është një tenxhere me presion ku një pjesë e njerëzve që vijën aty e shohin si ajo valvuva që nxjerr atë avullin dhe duan të shfryjnë", vijoi Kodra. 

Partizani fitoi 0-1 me Tiranën për javën e 15-të të Superligës në "Air Albania". Një gol i Xhuliano Skukës në minutën e katërt rezultoi deçiziv, teksa fundi i sfidës solli edhe përplasje mes lojtarëve në fushë. Një flamur me ngjyrat e kuqe që lojtarët e Partizanit kërkuan të vendosnin në mesin e fushës bëri që përlëshja mes lojtarëve të vijonte me të shtyra. Në fushë nuk munguan as tifozët që më pas u ndalën nga siguria.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020