Një kërkesë të pazakontë i drejtoi gazetari i Maqedonisë së Veriut, Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën dhe Zoran Zaev.
Pasi gazetari i drejtoi një pyetje, Vuçiç e pyeti nëse donte t'i përgjigjej në anglisht apo serbisht, ndërsa gazetari befasoi kur me shaka i tha të përgjigjej në shqip.
Dialogu:
Vuçiç: Doni që tju përgjigjem në anglisht apo serbisht?
Gazetari i Maqedonisë së Veriut: Shqip, përgjigju në shqip
Vuçiç: Për fat të keq nuk e flas dot shqipen, do më duhet ta mësoj
Lajmi kryesor: